Tre ditë pas arritjes së dakordimit në Ohër për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Serbisë, kreu i ekzekutivit të Kosovës thotë që zbatimi do të duhej të niste të hënën.
Për këtë, kryeministri Albin Kurti pret që Serbia të sanksionohet nga ndërkombëtarët.
Megjithatë, kjo “betejë” mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, rrezikon të gjithë marrëveshjen.
Derisa i pari i qeverisë sqaron “vetëmenaxhimin” si formulimi që i përket Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës, kjo shihet si themelim i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kosova dhe Serbia arritën dakordimin për marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj në Ohër dhe u zotuan që menjëherë të nisin zbatimin e pikës 7 për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës dhe deklaratën e përbashkët për të pagjeturit.
Top Channel