Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Thumanë/ Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën pasagjeri

21/03/2023 08:11

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë. Një 34-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen  ka humbur jetën pasagjeri Luan Dukaj, rreth 50 vjeç.  Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit u identifikua si Julian Koçaj.

Krujë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin J. K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. Nga përplasja e automjetit me trafikndarësen ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. D, rreth 50 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel