Shtetasit shqiptarë tashmë do të udhëtojnë pa viza edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke filluar nga data 20 prill.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama njofton se pas një muaji do të udhëtojmë pa viza drejt vendit aziatik.

Një marrëveshje reciproke për heqjen e vizave është arritur më herët me një tjetër shtet aziatik, Kinën.

Qytetarët shqiptarë, vitin e ardhshëm do të mund të qëndrojnë në Kinë 90 ditë pa patur nevojën e marrjen e një vize si deri më tani. Marrëveshja pritet të nënshkruhet fillim vitin e ardhshëm nga zyrtarët e autorizuar për këtë qëllim.

Top Channel