A vizitoi vërtetë presidenti rus Vladimir Putin Mariuopolin, apo ishte sozia e tij?
Dilema është e madhe dhe sipas ekspertëve ndërkombëtar shanset janë të larta që Putini të ketë dërguar sozinë e tij. Sakaq, në të njëjtën linjë është edhe pala ukrainase.
Këshilltari i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko, ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet “Putini në tri versione”.
“Cili mendoni se është i vërteti?”, ka shkruar Gerashchenko në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Twitter. Dhe sigurisht ka pasur komente të shumta me njërin prej tyre që thoshte se “Putini definitivisht nuk shkoi në Mariupol”.
Vlen të theksohet se, udhëtimi i Putinit në Mariupol ishte i pari në territorin e pushtuar që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.
Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus. Mariupol u rrafshua me tokë kur u pushtua nga Rusia në ditët e para të luftës.
Popullsia e saj tani është vetëm një e dhjeta e asaj që ishte para konfliktit, kanë thënë ukrainasit.
Top Channel