Para disa ditëve Këshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin për Sistemin Arsimor Parauniversitar ku ndër të tjera thuhet: Moslejimin e punësimit nëpër shkolla të personave të dënuar më parë për vepra penale ndaj të miturve, pavarësisht rehabilitimit të tyre.

 “Kjo është një gjë e madhe për t’u përshëndetur, dhe është një nga rezultatet e para që ka prodhuar ligji për Regjistrin Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale, që hyri në fuqi në muajin shkurt të këtij viti. Një nga gjërat që ngre peshë në këtë ligj është fuqia e tij prapavepruese, pra në regjistër do të përfshihen krahas personave që do të dënohen këtej e tutje me vendim të formës së prerë, por edhe ata që janë dënuar më parë dhe e kanë vuajtur tashmë dënimin. Kjo është një nga mënyrat për të ruajtur fëmijët tanë nga këta grabitqarë seksualë.

Le ta ilustrojmë me një shembull fuqinë e këtij ligji. Nëse në një shkollë apo kopsht është hapur një vend I lirë, për mësues, edukatore, roje shkolle etj. Krahas dokumentacionit që është kërkuar deri tani, do të hyhet në Regjistër dhe do të verifikohet. Dhe nëse personi ka qenë I përfshirë në vepra penale ndaj të miturve, atëherë ai nuk ka shanse që të jetë pjesë e asnjë institucioni arsimor në Republikën e Shqipërisë”, tha Iris Luarasi, aktiviste e të Drejtave të Njeriut.

 

Top Channel