Mes serviseve të porcelanta që kanë dalë në ankand në foton e mësipërme, fshihet dhe një kupë e serisë ‘Titanic’ vlera e së cilës është të paktën 2000 paundë britanikë.
Menaxheri i ankandeve Charles Hanson, i cili prezanton programin e shitjes së antikave ‘Bargain Hunt’, shpërndau foton në kuzhinën e shtëpisë, mes të cilave ishte dhe kupa e çmueshëm e çajit.
Duke shpërndarë foton në rrjetet sociale, ai pyeste ndjekësit e tij nëse ishin të aftë të pikasnin objektin me vlerë.
Imazhi u ndoq nga shumë përdorues, të cilët habiteshin me objektin e kërkuar, dhe shumica thonin se “nuk e kishin idenë”.
Nëse edhe ju nuk e keni zbuluar për cilin objekt është fjala, sendi më me vlerë është kupa ngjyrë blu me zbukurime ngjyrë floriri, e vendosur pranë mbajtëses së madhe të gjalpit.
Duke zbuluar përgjigjen për ndjekësit e tij, Hanson shkruante se kupa blu do të shitej në ankand duke nisur.
Pasi ishte prodhuar nga punuesit Spode for Stonier & Co në Liverpool, dhe se numri i serisë së saj R4332 tregonte se do të ishte pjesë e serviseve të klasit të parë të Titanikut.
Drejtuesi i ankadeve shpërndan shpesh informacione dhe imazhe interesante në lidhje me punën e tij me antikat.
Top Channel