Ish deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel tha se KAS dhe gjykata e Apelit kanë vepruar nën presion për regjistrimin e PD-së nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar dhe zhbërjen e vendimit Zhukri.
Ai e konsideron një rast grotesk Alibeajn, ku sipas ish deputetit nuk do të sigorjë as 1% stë votave të qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit.
Murrizi: Është një tentativë për të vrarë opozitën, pas një tentative me pagesë nga Mcgonigal, tentativa tjetër u bë nga gjykata, KAS ka vepruar nën presion njësoj si gjykata e Apelit, Rama ngjan si dy pika uji me Lukashenkon. Maxhoranca dhe opozita janë astete kombëtare, as demokratët nuk mund ta kenë qejf Ramën në krye të PS. Je i detyruar të përballesh me atë kundërshtar që kanë përcaktuar, Rama tenton që të zgjedhë se kë tenton të ketë përballë, këto janë përpëlitjet e fundit. Ato janë opozitë imagjinare, fakte që kanë votuar disa ligje, nuk kanë asnjë peshë specifike në bashki këtë do ta shikoni, ai që është në pushtet prevalon në fitore se gjithë mekanizmat e shtetit janë në funksion të atyre që ishin në 6 mars. Çorbën e pistë dhe çdokush që a mbështetur këtë duke u bërë presion gjykatës. Alibeaj është një rast grotesk, Basha u shpall i vdekur nga kas dhe rezulton i gjallë politikisht. Kjo tregon se ti pranon vetë që nuk ke realisht fuqinë e opozitës reale në Shqipëri, e zëmë se po biem dakord ky vetë nuk do ngelet i prerë në besë nga kandidatët? Në Tiranën kujt i ka premtuar që do jetë kandidat, cilët janë kandidatët e kësaj partie? Basha zyrtarisht figuron si kryetar i asaj partie që është shumë në minorancë me gjasa nuk do kalojë as 1%. Ai nuk mundet, nuk është mbledhur asnjë forum, ai nuk është zgjedhur, ai është si rasti kur ikte brigadieri në dasmë të shtunën vendoste zv brigadierin.
Pulaj: Sa bashki do të marrë Berisha?
Murrizi: Sot opozita është në kushtet e shkurtit të ’91-shit kur të gjitha pushtetet i kishte Ramiz Alia, pres një rezultat surprizë, opozita nuk ka asnjë këshilltar, ka vetëm një bashki në Shkodër, po thyhet miti i monizmit i kamufluar, 185 mijë veta në punë lista të punësuarish militant, opozita është jashtë talljes së pushtetit. Pas 14 majit do t’i vijë turp atyre që kanë turp, t’i vijë turp për gabimin që bënë në Apel edhe KAS do t’i vijë turp për vendimin për të regjistruar atë grup, të jeni të bindur që pas 14 majit nuk do ketë në gjykatë çfarëdolloj presioni.
Top Channel