17 marsi shënon ditën më të njohur të pushimit në Irlandë, ku vizitorë nga e gjithë bota vishen me të gjelbër, dhe mbajnë gota birre irlandeze në dorë për të nderuar kryeshenjtorin e vendit, edhe pse shumë prej tyre e tejkalojnë masën me pijen, shkruajnë ‘me xhelozi’ mediat britanike.
Banda muzikore lëvizëse, balona dhe akrobatë zbavisnin sot spektatorët në kryeqyteti e Irlandës, në festën e Shën Patrikut, kryeshenjtorit të vendit.
“Është shumë bukur dhe të gjithë javë veshur me të gjelbër”, thotë vizitorja Cammie, në rrugën e mbushur me njerëz të paradës.
E njohur si ‘St Patrick’s Day’ dita është nga festivalet më të njohur në botë, teksa miliona njerëz me prejardhje irlandeze e britanike vishen me të gjelbër nëpër botën anglishtfolëse.
Tradicionalisht familjet e ndjekin ditën me lutje në kishë ndaj shenjtorit të njohur si “Apostuli i Irlandës” i cili sipas legjendës, kishte përzënë të gjithë gjarpërinjtë nga vendi ishullor, duke i larguar drejt detit.
Por dita e pushimit ka marrë një kuptim të zgjeruar ndërkombëtar tashmë të lidhur me gotat e birrës irlandeze, me simbolin e lules tradicionale vendase te tërfilit ‘shamrok’, që shpeshherë shoqërohen me sjellje paksa të dala nga kontrolli, sipas mediave britanike.
Në një fotogaleri të përgatitur nga e përditshmja birtanikeDailyStar tregohen disa nga ritualet më të zakonshme të festimit të Ditës së Shën Patrikut në Irlandë e në botë.
Dublini është skena kryesore e festimeve të Shën Patrikut pro parada më e madhe e saj mbahet përtej oqeanit në New York.
Marsi është zakonisht i ftohtë në Irlande, por kjo nuk i ndalon festuesit të zhvishen për ditën e tyre të preferuar.
Të armatosur me birra e shishe pijesh burrat nuk hezitojnë të shfaqin veshjet e tyre karakteristike që t’i shohë e gjithë bota.
Top Channel