Guardiola në “sulm”, kontakton argjentinasin për ta transferuar te City

16/03/2023 18:32

Një nga zbulimet e Argjentinës kampione të botës në Katar ishte edhe Alexis Mac Allister.

Mesfushori që aktivizohet me Brighton në Premier League ia doli ndeshje pas ndeshje të fitonte besimin e trajnerit Lionel Scaloni duke rezultuar si një nga titullarët kryesorë të kombëtares albiceleste.

Si rrjedhojë shumë klube nisën interesimet e para për Mac Allister mirëpo hapat konkretë i ka marrë Pep Guardiola. Sipas Tyc Sports, tekniku i Manchester City kontaktoi me mesfushorin për t’i ofruar një kontratë me The Citizens.

Gjithsesi, nga ana tjetër klubi i Brighton po reziston duke njohur edhe faktin se për lojtarin ka shumë interes. Disa nga klubet që pretendojnë shërbimet e Mac Allister janë Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal.

Top Channel