“Zinxhiri me 13 vdekje”, shpërthen eksperti: Ata që qëlluan frikacakë dhe amator, shkaktuan terror

13/03/2023 21:31

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka treguar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ngjarja e ditës së djeshme mund të parandalohej nëse policia e shtetit nuk do të ishte e korruptuar. 

Sipas tij kamerat inteligjente duhej të kishin pikasur makinën e autorëve e cila ishte e vjedhur prej kohësh, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe autorët vepruan e u larguan të qetë pa u “bezdisur” nga policia.

Karamuco: Mbyllëm një javë me 9 të vdekur dhe 18 të plagosur janë balance lufte, të partë në aksidente e kjo e fundit vrasje. Nuk vritet njeri gabimisht mos e lehtësoni, ligji njeh vrasje me dashje indirekt jo gabimisht. Këta agresivët e pamëshirshëm, hienat e natës janë amatorë, janë agresivë për shkak të ndikimit dhe janë frikacakë, kanë mbajtur një distancë sigurie dhe kanë gabuar nuk janë vrasës profesionistë se ata vrasin nga afër dhe ne na kanë dështuar gjashtë pika kontrolli kryesore në hyrje të qytetit dhe dy kamera digjitale. Ne kemi pasur një shërbim të përforcuar për shkak të aksidenteve në fundjavë dhe gjithmonë disa nga vrasjet ndodhin të dielën në darkë, të gjitha këto vrasje kanë nisur para tre vitesh e kanë më shumë se 13 viktima, gjithë këto vrasje të dielave, policia nuk i ndryshon dot taktikat e të dalë në kontroll të dielën? Kjo makinë ka përshkruar një itinerar shumë të gjatë për 37 minuta. Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar, pse kamera që është e instaluar në hyrje të Tiranës nuk e dha alarmin në kohë reale që makina është e vjedhur? Kemi dhjetë makina që bëjnë të njëjtin identifikim, ky është korrupsion i policisë së shtetit.

Ngjarja që tronditi kryeqytetin të dielën në mbrëmje ndodhi rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, person me precedent të theksuar kriminal. Banakierja e lokalit, Mimoza Paja, rreth 58 vjeç u qëllua për vdekje, ndërsa u plagosën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Top Channel