Sindikatat franceze paralajmërojnë kundër kalimit ‘të detyruar’ të reformës së pensioneve (fotot)

13/03/2023 18:48

Senati i Francës ka aprovuar të shtunën vonë reformën e kontestuar të pensioneve, disa orë pasi protestat e ashpra panë përleshje me policinë në disa qytete të vendit.

Sot krerët e sindikatave paralajmëronin qeverinë se “kalimi i detyruar i ligjit, do të thotë se nuk do të ketë më rregulla për askënd”.

“Nëse qeveria përdor nenin 49.3 për kalimin e reformës së pensioneve, atëherë nuk do të ketë më rregulla për askënd”, tha Olivier Mateu, sekretar i përgjithshëm i sindikatës CGT në Bouches-du-Rhône.

Senatorët kaluan reformën me 195 vota pro ndaj112 kundër, duke hedhur një tjetër hap për ta bërë ligj, teksa një tjetër votë finale nevojitet nga Senati dhe Parlamenti.

“Sot morëm një hap të rëndësishëm  për tekstin e reformës së pensioneve”, tha pas votës kryeministrja Elisabeth Borne për rrjetin AFP duke shtuar se qeveria ka maxhorancën për ta përfunduar.

Por nëse Macron nuk mbledh shumicën e kërkuar, Borne mund të përdorë një klauzolë të kontestuar kushtetuese të njohur si neni 49/3, që ligji të kalojë pa votë.

Autoritetet thonë se vrulli i protestave ka rënë , por sindikatat besojnë se do të bëjnë që Macron të tërhiqet.

Tensionet ishin të lartë në protestën e Parisit me skena të forta dhune dhe 32 arrestime të bëra nga policia, teksa protestuesit thyen xhama makinash dhe dogjën kazanë plehrash.

Ministria e brendshme tha se 400 000 njerëz dolën në protesta në të gjithë vendin të shtunën, edhe pse autoritetet ishin përgatitur për 800,000.

FOTO GALERI
1/3
Protestat e te shtunes ne France

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA