Ministri indian akuzon New York Times për ‘gënjeshtra’ mbi lirinë e shtypit në Kashmir (fotot)

11/03/2023 19:35
Anurag Thakur (majtas), ministri federal i informacionit

Një ministër në Indi ka kritikuar ashpër sot rrjetin The New York Times (NYT) duke thënë se “përhap gënjeshtra” për Indinë, në lidhje me artikullin mbi lirinë e shtypit në rajonet Jammu e Kashmir.

Anurag Thakur, ministri federal i informacionit dhe transmetimeve i qeverisë së kryeministrit Narendra Modi, akuzonte të përditshmen amerikane se “ushqente inatet e saj” kundër kryeministrit të vendit.

Artikulli i opinioni në NYT kritikonte qeverinë qendrore të Indisë për ato që quante “politika shtypëse ndaj medias”, “intimidim ndaj medias për t’i kthyer ato në qendra propagande të qeverisë”, madje duke krijuar një “vakum informacioni” mbi rajonet Jammu e Kashmir.

New York Times ka flaku prej kohësh pretendimet e neutralitetit, duke publikuar çdo gjë për Indinë. Ky i ashtuquajtur opinion në NYT mbi lirinë e shtypit në Kashmir, është një shkrim i rremë dhe provokues, që ka si qëllim të vetëm përhapjen e propagandës për Indinë dhe vlerave e institucioneve të saj demokratike”, shkruante ministri.

Ai shtonte se zhvillimi ishte një vijim “i asaj që bëjnë NYT dhe media të tjera të ngjashme me të” në lidhje me kryeministrin e zgjedhur demokratikisht të vendit.

“Disa media të huaja kanë inate me kryeministrin Shri Narendra Modi dhe sistematikisht përpiqen të përhapin gënjeshtra për demokracinë dhe shoqërinë tonë me disa shtresa,” tha Thakur.

Opinioni i titulluar “Modi ka nisur sulmin final ndaj lirisë së shtypit në Indi” vinte nga gazetarja e ftuar Anuradha Bhasin dhe supozonte se qeveria qendrore po kufizonte lirinë e shtypit në rajonin e Kashmir.

Territoret indiane të Jammu e Kashmir mbeten një pikë e kontestuar dhe krijuese tensionesh me Pakistanin fqinjë, prej mospërputhjeve mes popullsive të atjeshme Hindu e Muslimane.

FOTO GALERI
1/3
Territoret indiane të Jammu e Kashmir mbeten një pikë e kontestuar dhe krijuese tensionesh me Pakistanin fqinjë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA