Akuzohej se kishte nënshkruar memorandumet me masa shtrënguese për grekët/ Dhunohet rëndë lideri i partisë së majtë opozitare

11/03/2023 10:38

Lideri i partisë së majtë opozitare Yanis Varoufakis MeRA-25 është dhunuar nga persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës.

Varoufakis, ishte në një aktivitet në një restorant në lagjen Eksarchia të Athinës kur papritur u gjend i rrethuar nga të paktën 20 deri në 30 persona me maska dhe u sulmua me grushta në fytyrë.

Sipas informacioneve nga dëshmitarë të ngjarjes thuhet se ai ka rënë përtokë i gjakosur kur e kanë goditur me shqelma dhe grushte,ndërsa dikush nga personat me maska e ka akuzuar se ai kishte nënshkruar memorandumet e ndihmës europiane për Greqinë me masa shtrënguese për grekët.

Z. Varoufakis u dërgua menjëherë në spitalin “Evangelismos” për të marrë ndihmën e parë, ku është kosntatuar me dëmtime dhe një frakturë në zonën e hundës dhe më pas megjithë këshillimin e mjekëve është larguar për në shtëpi.

Në prononcimin e tij të parë mëngjesin e së shtunës ai ka deklaruar : “Nuk do të lejojmë që parashteti dhe bota e krimit të na ndajnë. Ata që më sulmuan nuk ishin anarkistë, të majtë apo pjesëtarë të ndonjë lëvizjeje, por keqbërës të natës. “

Ndërsa hetimet policore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të sulmit të mbrëmshëm janë në zhvillim, ngjarja u dënua unanimisht nga gjithë partitë politike të vendit që kanë theksuar se dhuna dhe violenca nuk kanë vend në demokraci .

Varoufakis, ka qEnë ish ministër i Financave në qeverinë e Aleksis Tsipras për dy vjet, ndërsa partia më e madhe opozitare Syriza shprehet se mund të bashkëpunojë me partinë që ai drejton pas zgjedhjeve parlamentare që janë shtyrë për shkak të aksidentit më të madh hekurudhor në vend, me pasojë vdekjen e 57 personave , i cili ka rritur edhe zemërimin popullor ndaj paaftësisë shtetërore e mangësive në disa sektorë të administratës publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA