I moshuari në SHBA, ish-punojës i NASA, mbijetoi një javë i bllokuar në dëborë me biskota 

10/03/2023 18:20

Christian Jouret kishte hequr dorë nga shpresa se gjyshi i tij, Jerry, njeriu që e rriti atë, ishte ende gjallë.

Kishte kaluar gati një javë që kur 81-vjeçari doli nga shtëpia e tij malore në Big Pine, Kaliforni, për t’u kthyer me makinë tek gruaja e tij në Nevada, por ai nuk kishte mbërritur. Jerry Jouret ngeci nga stuhitë e dimrit që kanë goditur Kaliforninë këtë muaj, duke rënë 90 cm borë në pjesën veriore të shtetit ku makina e tij u bllokua.

Më në fund, pas gjashtë ditësh, ish-punonjësi i NASA-s u shpëtua nga dëbora, ku kishte mbijetuar me disa biskota dhe disa briosha.

“E gjithë kjo ishte vetëm një mrekulli”, tha nipi i tij për BBC. “Ishte e vështirë për ne të mendonim se një njeri mund të bënte kaq shumë me jetën e tij, të krijonte një trashëgimi të tillë dhe më pas të bllokohej në makinën e tij dhe të vdiste nga hipotermia”, shtoi ai.

Christian, Jerry dhe Sharon Jouret

Jerry Jouret hëngri borë për të qëndruar i hidratuar, tha nipi i tij. 81- vjeçari vuri në praktikë atë që kishte mësuar nga shumë episode të shfaqjes televizive të realitetit Survivor që kishte parë me gruan e tij, Sharon, tha nipi i tij. Ai u ngroh me një jorgan të hollë dhe një peshqir banje hoteli që gjeti në makinë. Matematikani ishte në gjendje të ruante baterinë e makinës për tre ditë e gjysmë duke e fikur automjetin në mënyrë periodike.

“Ai po mbijetonte me borë, briosh dhe biskota,” tha nipi i tij.

Gjërat u përkeqësuan kur bateria e makinës së Jerry-t u shua. Kjo ndodhi dy ditë para se të shpëtohej. Më 2 mars, pas gjashtë ditësh, helikopterët më në fund erdhën në shpëtimin e Jerry-t.

Ata e ngritën Jerry-n në helikopter dhe e çuan në spital, ku infermierët u befasuan pasi panë që vitalet e tij krejtësisht normale, pa shenja hipotermie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA