Braktisi 2 vajzat e mitura që të kërkonin azil në Suedi, vihet nën hetim 36-vjeçarja në Rinas
10/03/2023 10:13
Një 36-vjeçare është vënë nën hetim nga policia e Rinasit, pasi braktisi në Suedi 2 vajzat e saj të mitura 13 dhe 15 vjeçe, me qëllim që të kërkonin azil.
Policia thotë se është evidentuar një rast i braktisjes së fëmijëve të mitur, në vendet e BE-së, me qëllim për të kërkuar azil. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për D. Ç., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Nga veprimet ka rezultuar se ajo ka braktisur në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura me qëllim që të kërkonin dhe të përfitonin azil, në këtë shtet.
Nga bashkëpunimi me autoritetet policore në Suedi, 2 vajzat e mitura janë kthyer në Shqipëri.
Top Channel