“Polici dhe çeçeni”, dyshja e pazakontë që po bën ‘namin’ në TikTok

09/03/2023 13:37

“Çfarë rrezikoj duke bërë grafiti?”; “Çfarë ndodh nëse nuk i kam dokumentet”, këto janë vetëm disa nga pyetjet e adoleshentëve në Austri, të cilave përgjigjen ua jep në TikTok një punonjës social i ri çeçen dhe një polic vendas.

Dyshja “Cop & Che” po bëjnë bujë në platformën e njohur kineze me videot e tyre të shkurtra, të cilat tashmë janë parë më shumë se 2.6 milionë herë. Me popullsinë e saj relativisht të vogël, Austria ka strehuar njërin prej komuniteteve më të mëdha të diasporës çeçene në Europë, me gati 35 mijë vetë.

Mjaft të rinj çeçene atje sidoqoftë, ndihen si të shënjestruar nga policia dhe thonë se lidhen automatikisht pa të drejtë me krimin dhe ekstremizmin fetar në media.

“Unë vetë kam mjaft probleme me policinë. Por nuk kisha se kë të pyesja se cfarë mund të bëja ose se ku mund të gjeja këshilla ligjore. Ishte mjaft e vështirë”, tha Che.

Uwe, apo “Polici”, shpjegon se një nga gjërat më të rëndësishme të kësaj nisme ishte komunikimi mes të rinjve dhe policisë. Kjo e fundit kishte menduar fillimisht t’i krijonte urat e komunikimit përmes ndeshjeve të futbollit dhe lojërave të shahut.

Por Ahmadi e bëri të qartë se një gjë e tillë nuk do të funksiononte me të rinjtë, ndaj u gjet mënyra që ata t’i drejtojnë forcave të rendit pyetje të cilat nuk do të guxonin kurrë t’ua bënin policëve përballë, dhe e gjitha rezultoi një sukses.

Top Channel