Foto/ Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, qytetarët marshojnë me pankarta në duar në shenjë proteste

08/03/2023 13:50

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas qytetarët kanë marshuar me pankarta në duar në shenjë proteste për të drejtat dhe liritë e grave.

Nën sloganin “Marshojmë s’festojmë! Për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”, qytetarët kanë zgjedhur 8 marsin si një ditë për t’i dhënë zë dhunës ndaj grave, apo fenomeneve të tjera.

“E nevrikosur deri në vezore”; “Dhuna është streha e fundit e të paaftëve”; “Gratë nuk janë të sigurta në Shqipëri”; “Drejtësi për Xhoin!”; “Dhjaksat i rrahin gratë”; “Gjetja e klitorit gjueti thesari”; “Paqe në familje paqe në botë”; “Lule për 8 mars apo lule për varr?”; “Akses në shëndetësi për gratë transgjinore”; “Lufta e burrave për liri, festohet, lufta e grave për liri, po nuk i shërbeu kombit, gjykohet”, ishin disa nga shkrimet në pankarta që kryesisht i drejtohen barazisë gjinore, trajtimi i grave në Shqipëri apo dhuna ndaj tyre.

Protesta janë organizuar në Durrës, Elbasan dhe Prishtinë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel