Dita e dytë e vizitës në Gjermani/ Rama merr pjesë në Panairin e Turizmit Berlin

08/03/2023 10:13

Kryeministri Edi Rama në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Gjermani mori pjesë në Panairin e Turizmit në Berlin.

Në panair morën pjesë ministrat shqiptarë, operatorë të turizmit në Gjermani.

“Surprizë e bukur prania e konsiderueshme e operatorëve dhe medias së specializuar për turizmin në Gjermani, në një drekë pune ku numri i të interesuarve për të folur me ne për Shqipërinë turistike ishte përtej çdo parashikimi”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, Rama zhvilloi një konferencë të përbashkët me kancelarin Olaf Scholz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA