Dita e mësuesit, 7 marsi sot festohet sot në të gjitha shkollat e vendit.

Kjo ditë organizohet nga aktivitete të shumta në shenjë falënderimi për mësuesit për punën që kryejnë në edukimin e brezit të ri.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar 7 Marsin me një video të fëmijëve nga shkolla të ndryshme të vendit, përfshirë edhe ata më aftësi të veçanta.

Videoja u realizua me kontributin e nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë.

136 vite më parë në qytetin e Korçës u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tonë të parë që na mësojnë shkronjat shqipe.

Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundit të perandorisë osmane. Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum dhe ndodhet në veri të bulevardit “Shën Gjergji” në Korçë.

Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit. Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si “Dita e Mësuesit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA