Në 136 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Muzeu i Arsimit ka sjellë ekspozitën “ Mësonjëtoret e para përmes dëshmive të kohës”. 

Rreth 50 objekte dhe dokumente janë ekspozuar për publikun duke nxjerrë në dritë gjurmët e personaliteteve të shquara të dy shkollave të para kombëtare që u hapën në Korçë, në fundin e shekullit të XIX.

Përveç ekspozitorve me objekte personale që ju përkasin themeluesve, mësuesve dhe nxënësve të periudhës pjesë e ekspozitës kanë qenë edhe fotografi dhe materiale të publikuara në video që tregojnë rrugëtimin e Mësonjëtores së Parë Shqipe dhe Mësonjëtores së Vashave.

Si çdo 7 mars ndërtesa simbol e arsimit në Korçë mbetet destinacioni më i vizituar jo vetëm nga banorët por edhe vizitorët e shumtë.

Top Channel