Dy qen çapkënë kanë ndërprerë një sherbesë fetare në Brazil me sjelljet e tyre erotike, teksa u ngjitën në podiumin para priftit katolik dhe nisën fillimisht të luanin por më pas njëri nisi të tentonte të ciftohej.
Momentet qesharake u kapën në kamera dhe më pas u shpërndanë nga prifti i habitur me qentë e paftuar mes besimtarëve.
At Pierre Maurício po kryente shërbesën në kishën Santa Rita në qytezën Juiz de Fora, kur qentë e rrugës hynë brenda dhe morën të gjithë vëmendjen.
Teksa prifti ishte duke shpjeguar rolin e kishës në sezonin e karnavaleve në vend, dy këlyshët u ngjitën në skenë duke luajtur para priftit në altar.
At Pierre përpiqet fillimisht të ruajë seriozitetin teksa qentë luajnë por më pas një prej tyre tenton të çiftohet duke i kërcyer tjetrit, para të gjithë të pranishmëve.
Pastori nis të qeshë me sjelljen e qenve teksa dëgjohet që thotë me shaka: “Këta nuk janë pagëzuar ende, kjo nuk mund të bëhet”.
Dhe një nga besimtarët dëgjohet që u thotë kafshëve: “Të vegjëlit e mi, nuk mund ta bëni atë këtu, shkoni jashtë në pyll”.
Përdoruesit në rrjet zbaviteshim me pamjet: “Adoptoi ato, pastor!” shkruante një prej tyre.
Përdoruesja Guerra, qeshte duke thënë: “Këto gjëra ndodhin vetëm me pastor Pierre.”
Përveç llogarisë në Instagram, At Pierre ka dhe një kanal në YouTube me 58,900 ndjekës ku ofron lutjet e tij.
Top Channel