Për turistët që vizitojnë Shkodrën, tashmë do të jetë shumë e lehtë të marrin informacion të detajuar për qytetin me vetëm një klikim.

Janë nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” të cilët në kuadër të një detyrë shkolle, kanë ndërtuar websitin dhe kanë instaluar hartën dixhitale me barkodet në të gjithë qytetin.

“Në këtë website ju mund të gjeni çdo atraksion turistik që qyteti ofron. Ato janë të shoqëruara me foto dhe informacione”, tha Lorena Nuka-nxënëse.

Geraldi gjatë verës ka punuar në një hotel në Velipojë dhe shqetësimi më i madh i turisteve ishte mungesa e informacionit.

“Kam punuar në një hotel dhe turistët u shprehën të pakënaqur që nuk kishin informacione, duke mos pasur nformacione. Ishte një kohë e shkurtët për të punuar, një javë. Kishte net pa gjumë por ia vlejti”, u shpreh Gerald Idrizi-nxënës dhe ndërtues i webit.

Në “Visit Shkodra”, ka të përmbledhur gjithçka për Shkodrën, që nga historia, kultura, atraksionet turistike, hoteleria e madje edhe shërbimet e urgjencës.

Dy mësueset, Teuta Tula dhe Alketa Axhemi thonë se e gjithë kjo punë është bërë me vetëm 100 mijë lekë të vjetra buxhet.

Një projekt i tillë kushton mijëra euro por nxënësit ia kanë dhuruar bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, falas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA