FOTO/ Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, urbani i Linzës përplaset me një automjet
12/09/2026 10:26
Një aksident rrugor është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku një urban i linjës së autobusëve është përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, të dyja mjetet kanë pësuar dëmtime materiale. Urbani duket të ketë pësuar dëmtime të mëdha. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes, ndërsa pritet që autoritetet të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësit e aksidentit.

Top Channel