Dita e Dielë është shpallur ditë zie në vendin tonë, në nder të 57 viktimave që humbën jetën ën Greqi ditën e djeshme, si pasojë e një aksidenti hekurudhor. 

Lajmin e ka bërë me dije kryeministria Rama me anë të një postimi në “Facebook”, ku shkruan se tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë dhe se do i bashkohemi simbolikisht Greqisë me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.

Postimi i Ramës:

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize”

Top Channel