Japonia zbulon 7 mijë ishuj: Nuk e dinim që i kishim

02/03/2023 16:06

Japonia i numëroi dhe një herë ishujt e saj dhe i doli që kishte 7 mijë më shumë nga sa mendohej më parë, thotë CNN.

Hartat dixhitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të vendit, tregon se tashmë në territorin e tij llogariten mbi 14,125 ishuj, më shumë se dyfishi i shifrës prej rreth 7 mijë, e cila ka qenë në përdorim zyrtar që nga 1987-tës, kur për këtë çështjeje, që hartuar një raport nga rojet bregdetare japoneze.

Shifra e re, sipas autoriteteve vendase, pasqyron qartë edhe përparimet e mëdha teknologjinë e anketimit dhe detajet e hartave të përdorura për numërimin, por ajo nuk nuk e ndryshon sipërfaqen e përgjithshme të tokës në zotërim të Japonisë.

Ndonëse nuk ka një marrëveshje ndërkombëtare se si të numërohen ishujt, Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor thotë se ka ka përdorur të njëjtin kriter përmasash si hulumtimi i 35 viteve më pare, i cili përfshinte numërimin e të gjitha sipërfaqeve natyrore të tokës me një perimetër prej të paktën 100 metrash.

Në hartën e re, nuk përfshihet asnjë terren i rikuperuar artificialisht. Japonia ka pretendime territorial mbi ishujt Kurile të kontrolluara nga Rusia, si dhe ato të pabanuara Senkaku në Detin e Kinës Lindore, të cilat aktualisht i administron, por që kërkohen edhe nga Pekini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA