Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO) Turma njerëzish janë mbledhur përpara shkollave ne Teheran dhe Ardabil me thirrje kundër kundër liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pasi më shumë se 100 nxënëse u shtruan në spital të mërkurën, me e fundit kjo e një vale helmimesh të vajzave që ka përfshirë Republikën Islamike.
Me qindra vajza janë helmuar në këtë vend nga një lloj gazi toksik që prej nëntorit. Shumë besojnë se e gjithë kjo është e qëllimshme në mënyrë që shkollat të mbyllen.
Edhe pse nuk ka pasur viktima nga këto episode, dhjetëra të mitura janë përballur me probleme të frymëmarrjes, të përziera, marrja mendsh e këputje.
“Është e qartë se disa njerëz po kërkojnë që shkollat të mbyllen, dhe sidomos shkollat e vajzave”, pohoi zv/ministri vendas i shëndetësisë pak ditë më parë.
Megjithatë, më vonë ai e tërhoqi deklaratën, duke thënë se fjalët e tij ishin keqkuptuar. Prokurori i përgjithshëm Iranian njoftoi javën e kaluar se do të niste një hetim penal mbi cështjen, megjithatë deri tani informacionet që organet hetimore kanë në dispozicion, sipas tij, regojnë vetëm “mundësinë e veprimeve kriminale e të paramenduara”.
Zemërata publike ndërkohë sa vjen e shtohet. “Kjo është luftë” thërriste një protestuese; ata duan t`i detyrojnë vajzat tona të qëndrojnë të mbyllura në shtëpi, e të mos arsimohen!
Top Channel