Braçe akuza të forta për gjyqtarin që liroi vrasësin e tre grave: E kaloi Vettingun me ndërhyrje sa andej, këtej

02/03/2023 18:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtarit Gerd Hoxha,  i cili ka liruar nga burgu Dan Hutrën, autorin që vrau tre gra në Tiranë brenda një ore dhe plagosi tre të tjera.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se gjyqtari Hoxha, i cili ka kaluar edhe Vettingun, ka dhënë argumente absurde në vendimin për të liruar nga burgu vrasësin.

Sipas deputetit socialist, gjyqtari e ka kaluar Vettingun me ndërhyrje “sa andej, këtej”.

“Lexoni ça ka thënë gjykatësi. Është një tmerr që ky njeriu që ishte dënuar me 16 vite burg, shumë pak se ka vrarë gruan e tij vetëm 22 vjeçe, ky njeriu ka pak klasë shkollë dhe kjo e bën të mos kuptojë rregullat dhe normat e familjes dhe shoqërisë, që ky njeri nuk ka kërcënuar por ka kanosur me fjalë jo me vepra thotë gjyqtar dhe ky gjyqtar e ka kaluar Vettingun, dhe e ka kaluar me ndërhyrje edhe këtej edhe këtej, ky është problemi”– tha deputeti Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA