Tragjedia në Greqi/ Veliaj: Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve

01/03/2023 11:24

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë.

Në një postim në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të personave të lënduar. “Shumë i prekur nga lajmi për aksidentin në Greqi. Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve nga kjo tragjedi!

U prehshin në paqe!”, shkruan Veliaj.

Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj. Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.

Si pasojë 38 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA