Konsulli i Selanikut, Arqile Sota tha për korrespodentin e Top Channel në Greqi se nuk ka shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik.

Ai aktualisht ndodhet në një takim me drejtorin e spitalit të Larisës, aty ku po marrin mjekim shumica e të lënduarve nga përplasja e dy trenave afër Larisës.

“Në lidhje me rastin e përplasjes se trenave në Tempi të Larisas, nga takimi që Konsulli i Përgjithshëm, z. Sota, pati dot me Drejtorin e Përgjithshem të Spitalit rezulton se: Nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave. Vetëm një vajzë 18 vjeçare Elisia Paço, ka dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht po trajtohet në spital dhe nesër do ta nxjerrin. Një grua mbetet ende e pa identifikuar nga viktimat, që me gjasa mund të jetë shtetase greke. Gjithashtu,po ju përcjell informacionin që kemi marrë deri tani nga spitalet e Selanikut. Shtetasi Dhimiter Zonga ka deklaruar, se ka qenë në trenin që u përplas sot në Tempi, Larisa, pa dëmtime dhe ka shkuar në shtepi në Selanik. Pasi u interesuam me Spitalin Genimatas në Selanik, ku janë derguar rreth 40 persona, prej të cilëve shtetasit shqiptarëe Erisa Almeta, 12 vjeç, Vanesa Plasa, 13 vjeç dhe Frankli Besaj 20 vjeç  janë mjekuar dhe janë dërguar në shtëpi, pasi nuk kanë patur dëmtime serioze”, sipas konsullatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA