“Elena kishte dëshmuar se kishte frikë, nuk e lajmëruan për lirimin e tij”/ Shpërthen gazetarja Hoxha: Këta të dështuar nuk i ndalën vrasjet, mbrojtën kriminelin

01/03/2023 22:40

Detaje të tjera janë bërë me dije në lidhje me vrasjet që u kryen ditën e sotme në periferi të Tiranës, ku tre gra mbeten të vdekura. 

Gazetarja Anila Hoxha fajëson drejtësinë në lidhje me këto ngjarje pasi megjithëse Elena kishte dëshmuar se ishte e frikësuar nga ish-bashkëjetuesi i saj, policia nuk e ishte lajmëruar atë për lirimin e Dan Hutrës nga burgu disa ditë më parë.

“Elena kishte treguar në dëshmi se kishte frikë, megjithatë drejtësia nuk e informoi familjen e vajzës në momentin që krimineli doli nga burgu, këta kanë dështuar. Ndodh masakra që ndodh, ky shtetas, ky person i rrezikshëm pa u justifikuar kryen sulmin e parë me thikë, me një makinë me qira drejtohet drejt periferisë krejt qetësisht vret në dy vende të ndryshme edhe krejt qetësisht niset drejt periferisë për të takuar vëllanë e tij. Vrasja e Dafinës e njëjta histori i njëjti cirk. Dafina një grua fatkeqe që denoncon siç bëjnë edhe 4 mijë të tjera në ditë dhe tërheqin më pas denoncimin e tyre sepse presionohen. Dafina përfundon viktimë, zbukurohet nga vrasësi që tenton ta paraqesë si vetëvrasje. Ai telefonoi vjehrrën dhe i tha të rroni ju se Dafinën e mbyta.”

Top Channel