Foto ilustruese

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 17, në unazën e qytetit, janë përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin O. R., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. N.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi Dh. N. dhe pasagjeri që udhëtonte në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Po kryen veprimet procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel