Mbledhja e qeverive Shqipëri-Mal i Zi në Podgoricë/ Marrëveshje për urën e re mbi Bunë dhe liqenin

27/02/2023 13:36

Qeveria e Shqipërisë dhe Malit të Zi zhvilloi këtë të hënë një marrëveshje të përbashkët në Podgoricë, në fund të së cilës u firmosën 11 marrëveshje të përbashkëta.

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç firmosën Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Ura 310 metra e gjatë do të shkurtojë rrugën nga Mali i zi drejt Shqipërisë duke kaluar nga Ulqini drejt Velipojës, nga 70 kilometra në vetëm disa kilometra.

Në dokumentin e publikuar në faqen e Qeverisë së Malit të Zi thuhet se Shqipëria me Malin e Zi, bien dakord të bashkë-financojnë ndërtimin e urës. Secila palë do të financojë 50 për qind të ndërtimit, duke përfshirë edhe koston e mbikëqyrjes bashkë me shërbimet e tjera afatgjata.

E dyta mbledhje e përbashkët mes qeverisë të Malit të Zi dhe asaj shqiptare prodhoi edhe një sërë marrëveshjesh të tjera.

Të dy qeveritë dakordësohen në hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj që do tii shërbejë edhe rrugës që do të lidhë dy vendet.

Zëvendës kryeministria Belinda Balluku dhe Ministri i investimeve kapitale Ervin Ibrahimovic hodhën firmat në memorandumin për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Përmes një tjetër marrëveshje synohet mirëmbajtja  dhe menaxhimi përbashkët i peshkimit në liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës.

Po ashtu u nënshkruan marrëveshje në  fushën e mbrojtjes sociale. Një memorandum bashkëpunimi midis Ministrive të arsimit  dhe kulturës të dy vendeve.

Dy memorandume të tjera synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, shëndetësisë dhe kulturës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA