PD-PS votojnë anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së, rikthehet Arben Ristani. Sa vota morën 5 anëtarët 06/11 11:59
Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.
“24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës! Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë. Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU!
Ora 12:00, rruga “Ukraina e Lirë” – Bashkia Tiranë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale”.
Top Channel