Përvjetori i luftës në Ukrainë, Erion Veliaj fton qytetarët në manifestim: Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

24/02/2023 10:16

Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.

“24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës!
Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë.
Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU!

Ora 12:00, rruga “Ukraina e Lirë” – Bashkia Tiranë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në rrjetet sociale”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel