Ndërsa rritja e çmimeve të fluturimeve po i bën të vështirë udhëtimet në distanca të gjata për shumë njerëz, destinacionet po bëjnë gjithçka që munden për të inkurajuar vizitorët të vijnë dhe të nxisin ekonomitë e tyre.

I fundit është Tajvani, i cili planifikon t’u ofrojë turistëve 165 dollarë secili për të pushuar atje. Shpërblime në para do t’u ofrohen gjithashtu grupeve turistike për t’i inkurajuar ata të vizitojnë ishullin.

Kryeministri i Tajvanit Chen Chien-jen njoftoi të enjten se qeveria synon të tërheqë gjashtë milionë turistë në vitin 2023, duke e dyfishuar këtë shifër në vitin 2024 dhe duke synuar 10 milionë vizitorë deri në vitin 2025.

Kompensime deri në 658 dollarë do t’u sigurohen gjithashtu 90,000 grupeve turistike.

Ministri i Transportit Wang Kuo-tsai deklaroi të mërkurën se kompensimi në para do të dorëzohet në mënyrë dixhitale. Turistët do të mund ta përdorin atë për të mbuluar shpenzimet e tyre në Tajvan, përfshirë akomodimin.

Ishulli hoqi kufizimet e hyrjes në tetor 2022, pas një prej mbylljeve më të gjata të kufijve në botë.

Qeveria ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojë skema ose si do të aplikohet për paratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA