Palestinezët kanë vijuar protestat e tyre pranë kufirit Izrael-Gaza në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia, pas nisjes së sulmeve mëngjesin e sotëm.

Ata kanë djegur goma pasi Izraeli nisi sulmet ajrore në Gaza, një ditë pas sulmit më vdekjeprurës të ushtrisë izraelite në Nablus, zona e Bregun Perëndimor të pushtuar për 20 vite.

Ushtria izraelite nisi sulme ajrore mbi objektivat në Rripin e Gazës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Raketat nga territori në Izrael, ndërsa në vetëm pak minuta e gjithë zona u mbush me tym të zi.

Dhjetë persona mbetën të vrarë në Izrael ditën e djeshme si pasojë e përplasjeve që patën me ushtrinë, e cila hyri në qytetin e Nablus për të kërkuar militantë të fshehur.

Muajin e kaluar, trupat izraelite vranë 10 militantë në një sulm të ngjashëm në Bregun Perëndimor verior. Ndërsa një ditë më pas një palestinez i armatosur hapi zjarr pranë një sinagoge në një vendbanim të Jeruzalemit lindor, duke lënë të vdekur shtatë persona.

Ditë më vonë, pesë militantë palestinezë u vranë gjatë një aksioni arrestimi në Bregun Perëndimor. Ngjarje e cila u pasua nga përplasja e një makine palestineze që vrau tre izraelitë.

Të paktën 55 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor këtë fillim viti, një ritëm që mund të tejkalojë numrin e të vdekurve krahasuar me vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA