Pastorja amerikane quan Beyoncé ‘shtrigë’, dënon kristianët që marrin pjesë në koncertet e saj (fotot)

21/02/2023 16:25

Megjithë fitoret e fundit të këngëtares Beyoncé në çmimet Grammy, një pastore nga Karolina e Veriut në SHBA është bërë virale në rrjet duke e quajtur ‘shtrigë’ dhe me tërbim ka dënuar çdo kristian që merr pjesë në koncertet e saj.

E vetëshpallura ‘profete’ Tiphani Montgomery, themeluese e kishës amerikane ‘Covered By God’, ka shpërndarë videon e saj rivale në rrjetet TikTok e YouTube ku mes të tjerash thotë: “Cilido nga ju që shkon në koncertet e Beyoncé, ju tërheq vërejtje në emër të Jezusit, mos guxoni të quani veten kristianë”.

“Nuk dua t’ia di se cili pastor iu sugjeron se nuk ka problem ta bëni këtë, nuk dua t’ia di se cili iu sugjeron të këndoni vargjet e saj”.

Tiphani, nga Karolina e Veriut predikon në vendndodhje të ndryshme në SHBA, ndërsa sugjeronte më tej se Beyoncé është një “shtrigë” ndërsa fansat që mblidhen për të dëgjuar ose kënduar me të, janë pjesë e një “grumbullimi shtrigash”, duke iu referuar ritualeve anti-kristiane.

Pastorja shtonte më tej: “Kur një shtrigë ka grupin e saj të ndjekësve kjo mund të konsiderohet normale. Grumbullimet e shtrigave janë zakonisht tre deri në shtatë vetë”.

“Por kur aty mblidhen një mijë vetë atëherë kthehet në një koshere shtrigash, dhe ju kërkoni ta quani më pas veten kristianë? Dënimi i Zotit rëntë mbi ju!”.

Video është shikuar më shumë se 50,000 here në dy platformat dhe reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Një besimtare shkruante: “E dua Zotin megjithë shpirt dhe bekoj emrin e tij, por kjo është një formë manipulimi, njëlloj si sugjerimi se Beyoncé po shfrytëzon platformës e saj”.

Një tjetër person shtonte: “Si kristianë ne nuk duhet të gjykojmë të tjerët … besoj se mund të udhëzojmë të tjerët pa qenë paragjykues dhe kontrollues”.

Ish-këngëtarja shoqe e kolege e Beyonce me grupin Destiny’s Child, Michelle Williams gjithashtu komentoi në Instagram për videon: “Shumë gjëra po thuhen, për këngëtare me të cilat kam lidhje e i njoh edhe jashtë skene”, shkruante Michelle.

“Do të shpresoja që ne edhe të luteshim për ta, jo vetëm t’i përçmojmë e të mallkojmë shpirtrat e tyre në ferr”.

“Unë e di se nuk mund të mallkoj artistët dhe të them se ‘dëshiroj të bien të vdekur përtokë’, djalli është gënjeshtër”, tha Michelle e cila ka folur shpesh për besimin e saj kristian dhe ka publikuar albume me këngë kishtare pas ndarjes nga grupi i muzikës R&B-pop./DailyMail.com/

FOTO GALERI
1/5
Montgomery, themeluese e kishës amerikane ‘Covered By God’, ka shpërndarë videon e saj rivale në rrjetet TikTok e YouTube

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA