Aksidenti i rëndë në Berat/ Makina mori flakë pasi u përplas me shtyllën, ndërron jetë 28-vjeçari

21/02/2023 08:20

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi makina që drejtonte u përplas me shtyllën e ndriçimit dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, aty ku i riu me iniciale K. M. ka ndërruar jetë brenda në automjetin tip “Benz”.

“Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA