Trupi i Cristian Atsu ka mbërritur mbrëmë në vendin e tij Gana me roje nderi, një ditë pasi u gjet mes rrënojave të tërmetit shkatërrimtar në Turqi.
Zyrtarët thanë se futbollisti 31 vjeçar i skuadrës turke Hatayspor dhe më parë i Newcastle e Chelsea në Angli, do të ketë një funeral që i përshtatet arritjeve të tij, si një nga sportisët më të njohur në vend.
Trupi i Atsu u gjet të shtunën në rrënojat e pallatit ku banonte në Antakya, në jug të Turqisë.
Zbulimi i bë 12 ditë pas tërmetit vrasës me magnitudë 7.8 dhe mes raportimeve të mëparshme të gabuara se i riu kishte shpëtuar gjallë.
Avioni solli mbrëmë trupin e tij në aeroportin e Açra ku pritej nga zv. Presidenti vendit Mahamudu Bawumia dhe një skuadër ushtarake nderi.
Zoti Bawumia tha: “Ne kishim shpresuar kundër çdo shprese, dhe teksa ditët kalonin ne vetëm luteshim e luteshim”.
Ai shtonte se futbollisti ishte një figurë e dashur në vend dhe do të lënë një boshllëk të madh.
Atsu kishte luajtur 65 herë për kombëtaren e Ganës dhe në 2015 vendi arriti në finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë.
Top Channel