Mbërrin në Gana arkivoli me trupin e futbollistit të njohur të vrarë nga tërmeti në Turqi (fotot)

20/02/2023 16:01

Trupi i Cristian Atsu ka mbërritur mbrëmë në vendin e tij Gana me roje nderi, një ditë pasi u gjet mes rrënojave të tërmetit shkatërrimtar në Turqi.

Zyrtarët thanë se futbollisti 31 vjeçar i skuadrës turke Hatayspor dhe më parë i Newcastle e Chelsea në Angli, do të ketë një funeral që i përshtatet arritjeve të tij, si një nga sportisët më të njohur në vend.

Trupi i Atsu u gjet të shtunën në rrënojat e pallatit ku banonte në Antakya, në jug të Turqisë.

Zbulimi i bë 12 ditë pas tërmetit vrasës me magnitudë 7.8 dhe mes raportimeve të mëparshme të gabuara se i riu kishte shpëtuar gjallë.

Avioni solli mbrëmë trupin e tij në aeroportin e Açra ku pritej nga zv. Presidenti vendit Mahamudu Bawumia dhe një skuadër ushtarake nderi.

Zoti Bawumia tha: “Ne kishim shpresuar kundër çdo shprese, dhe teksa ditët kalonin ne vetëm luteshim e luteshim”.

Ai shtonte se futbollisti ishte një figurë e dashur në vend dhe do të lënë një boshllëk të madh.

Atsu kishte luajtur 65 herë për kombëtaren e Ganës dhe në 2015 vendi arriti në finalen e Kupës së Kombeve në Afrikë.

FOTO GALERI
2/5
Familjaret e futbollistit ne aeroport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA