Në komisionin për veprimtarinë prodhuese u zhvillua seanca dëgjimore me Federatën e Bletërritësve, ligji për bletarinë.
Edhe pse projektligji u hartua nga Ministria e Bujqësisë së bashku me palën e interesit, diskutimet nuk munguan.
Në projektligjin për bletarinë vendos kushtin për të gjithë ata që kanë qoftë edhe një koshere të regjistrohen pranë agjencive rajonale bujqësore. Por ky vendim duket i pamjaftueshëm për shoqata e bletërritësve, të cilëve kërkojnë që bletarët gjithashtu të kenë detyrimin ligjor të regjistrohen pranë tyre.
“Bletarët duhet të regjistrohen edhe në shoqatën lokale të bletërritësve. Mosregjistrimi i bletarëve që kanë një numër të vogël kosheresh krijijnë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve“- shprehet Viktor Maluta nga federata e bletarëve.
Por kjo kërkesë nuk u mirëprit nga anëtarët e komisionit.
“Mua nuk më duket i drejtë detyrimi për tu antarsuar.”
” Në ligjin për bletarinë nuk vëmë dot detyrimin që ai të ketë anëtar shoqate me patjetër.”
Në fund të diskutimit detyrimi i bletarëve për për të qenë pjesë e shoqatave të bletërritësve, u zëvendësua me fjalën bashkëpunim.
“Atëherë ne do të gjejmë një zgjidhje. Të detyrojmë njësitë vendore që për çdo koshere blete të regjistruar të lajmërojë shoqatat.”
“Po le të bashkëpunojmë së bashku.“
Federata e bletërritësve në këtë komision kërkoi të gëzojë më shumë të drejta se drejtoria bujqësore. Ku verdiktin për shtegtimin e bletëve në kullota të ndryshme ta japin shoqatat.
” Duhet të bashkëpunojë me shoqatën lokale që të japë ose jo leje për shtegtim. “
Por një kërkesë e tillë u kundërshtuat nga vetë kryetarët e shoqatave. Pasi pengesa e shtegtimeve do të ulte rendimetin dhe cilësinë mjaltit.
“Unë e kundërshtoj pasi nëse ti shkon dhe pyet shoqatën x dhe në një fshat është një bletar që ka 5 bletë dhe ai gjen mikun që afër kësaj kullotë të mos ketë bletë të tjera. Nëse doni bletari të zhvilluar dhe me rendiment, pasi aktualisht ne jemi një nga vendet me rendimentin më te vogël dhe një nga shtyllat është se mungojnë shtegtimet. Duhet të bëhen si stacione bletësh, jo të marrim leje çdo vit, por minimumi një leje 5 vjeçare.“- shprehet Enver Dyrma nga shoqata e bletërritësve në Elbasan.
Bletarët gjithashtu kërkuan që të rritet jetëgjatësia e mjaltit e mjaltit deri në 36 muaj. Ligji për bletarinë ka për qellim që të zhduk tregun informal me qëllimin e vetëm që në treg të shitet vetëm mjat natyral.
Top Channel