Foto ilustruese

Një 37-vjeçar që kishte fshehur kanabis në automjetin që drejtonte është arrestuar në Durrës, ndërsa është vënë nën hetim pasagjeri.

Në pranga ra A. K., 37 vjeç, banues në Durrës, kurse për shtetasin italian M. R., 30 vjeç nisën hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shtetasin italian M. R., 30 vjeç.  Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjer shtetasin M. R., kanë gjetur të fshehur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel