
Një sherr banal në një bar të ishullit Mykonos, është kthyer në tragjedi.
Sipas burimeve policore nga ishulli i Mykonosit, shtetasi grek i identifikuar si Athanasios Nazos është konfliktuar me një shqiptar në një lokal të ishullit.
Shkak ka qenë një vajzë e cila dyshohet se kishte lidhje me të dy të rinjtë.
Në sherr e sipër, shtetasi grek ka shkuar në banesë dhe është kthyer sërish me një armë gjahu të cilën e ka shkrepur dy herë ndaj shqiptarit të identifikuar si Visar Dakrama.
Ai është transportuar për në spital ku edhe ka gjetur vdekjen nga hemorragjia. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar ishte nga qyteti i Vlorës.
Shtetasi grek është dorëzuar në policinë e ishullit dhe pritet të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Top Channel