Asfiksohen dy persona brenda një shpelle në malin e Klenjës, dërgohen në spital

19/02/2023 20:31

Adil dhe Ndriçim Tola janë asfiskuar nga mungesa e ajrit brenda një shpelle në malin e Klenjës në Bulqizë.

Ata u futën për për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave, por shfaqën probleme shëndetësore.

Mësohet se gjatë punës ata kanë përdorur një gjenerator me naftë.

Ata janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.

Top Channel