Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Forcat ruse goditën sot me raketa një sërë objektivash në të gjithë Ukrainën.
Zyrtarët ukrainës thanë se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan 16 nga 36 raketa ruse.
Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar se Moska mund të ndërmarrë një sulm të ri me afrimin e 1 vjetorit të fillimit të agresionit rus.
Zoti Zelensky tha në fjalimin e përnatshëm, të mërkurën, se kishte besim se Ukraina do t’i frenonte sulmet dhe rimarrjen e iniciativës nga Rusia.
Sulmi i fundit rus vjen në një kohë që Norvegjia miratoi një paketë ndihme 5 vjeçare për Kievin, me vlerë prej 7 miliardë dollarësh.
Presidenti i Ukrainë, Volodymyr Zelenskyy tha se vendimi forcon marrëdhëniet mes dy vendeve duke shtuar se Rusia nuk do arrijë të kapërcejë “bashkimin e atyre që e çmojnë lirinë”.
Presidenti Zelenkyy u tha ligjvënësve norvegjezë përmes një videoje se ata po vendosnin një precedent shumë të rëndësishëm, duke mbështetur financiarisht për një periudhë të gjatë, një vend që mbron pavarësinë e tij si dhe të drejtën e çdo kombi për të jetuar sipas normave të njohura ndërkombëtarisht.
Top Channel