Dështon seanca për ekstradimin e 33 vjeçares ruse Svetlana Timofeva e cila kërkohet nga shteti i saj për spiunazh. 

Avokatët e ruses munguan në seancë, e cila mund të jetë një taktikë e mbrojtjes e cila refuzon ekstradimin.

Gjykata e Elbasanit do të vendosë pranimin ose jo të kërkesës së shtetit rus për ekstradimin e saj.

5 ditë pas arrestimit në Shqipëri një gjykatë në Moskë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Svetlana Timofevën me akuzën “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus.

Në janar të këtij vitit Prokuroria e Elbasanit ka marrë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva, e cila aktualisht ndodhet e paraburgosur në Shqipëri pas vendosjes së masës së sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Elbasanit me akuzën e marrjes së informacioneve sekrete.

Prokurori i çështjes ka kontaktuar me shtetasen ruse e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi.

Svetlana Timofeva së bashku me një tjetër shtetas rus dhe një ukrainas në 20 gusht të vitit 2022 u arrestuan në Gramsh teksa kaluan perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Çekin.

Pamjet filmike të gjetura në aparatet filmike zbuluan se tre të huajt kishin filmuar në disa objekte të rëndësisë së veçantë në Shqipëri si ujësjellës, reparte ushtarake apo porte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA