Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Pas takimit të zhvilluar mes dy homologëve, Osmani u shpreh se vendet do të jenë krah njëra-tjetrës drejt familjes së përbashkët evropiane.
“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë! Kosovë- Shqipëri”- ka shkruar Osmani në Twitter.
Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane!
Krah njëri-tjetrit gjithnjë! 🇽🇰🇦🇱 pic.twitter.com/Z6UGGP7lsz
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 16, 2023
Top Channel