23/12 22:58
Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, nga ceremonia e fillimit të punimeve për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, komentoi edhe protestën e opozitës para Parlamentit, duke e cilësuar si të degraduar dhe zhgënjyese.
“Kur pashë pamjet e asaj proteste me fishkëllima e ulërima, të bësh një teatër fëmijësh të duket një punë shumë serioze. Kur shikon se si të rriturit kanë degraduar, si një pjesë e politikës ka degraduar, më duket shumë më serioze biseda sot për një teatër kukullash e një teatër fëmijësh se sa disa nga ata që kinse peshohen në gravitetin e seriozitetit dhe në fakt zhgënjejnë me ato performanca”, tha Veliaj.
Top Channel