Këtë të mërkurë, moti në vendin tonë do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore, përgjatë luginave në verilindje dhe Juglindje do të jetë fenomeni i mjegullës por edhe prania e ngricave.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje

Temperaturat minimale dhe maksimale: Zona malore -3/12°C, zona e ulët -1/17°C dhe zona bregdetare 6/16°C.

Edhe në Kosovë do të jetë me kthjellime , ngrica dhe mjegull të ngrirë në mëngjes dhe mbrëmje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -3 C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 8°C – 11°C .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA