Sali Berisha për 10 ditët e ardhshme nuk do të marrë pjesë në seancat plenare.

Ky është vendimi i  marrë vetëm me votat e anëtarëve socialistë në Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe  Etikën.

Për Berishën ky është përjashtimi i dytë nga pjesëmarrja në kuvend, në harkun kohorë të dy muajve.

Bashkë me Sali Berishën të njëjtin ndëshkim mori edhe deputeti Flamur Noka. Edi Paloka  dhe Belind Këlliçit u përjashtuan me nga 5 ditë secili.

Përjashtimi i katër deputeteve demokratë erdhi pas kërkesës të shtatë deputetëve socialistë. Në kërkesë thuhej  se Flamur Noka me veprimet e përsëritura pengoi zhvillimin normal të seancës.

Ndërsa Sali Berisha përdori një gjuhë jo parlamentare. Edi Paloka dhe Belind Këlliçit, u ndëshkuan,  pasi në bashkëpunim me Berishën dhe Nokën morën pjesë në veprime bllokuese të foltores së parlamentit, seancën e shkuar të së hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA